Pas Polonisë edhe Suedia dhe Çekia kanë vendosur të mos marrin pjesë në ndeshjet e Play-Offit për Kupën e Botës që do të mbahen në Rusi.
Rusia ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit ofensivën ndaj Ukrainës.
Bota ka reaguar ndaj kësaj situate, derisa Federatat e Futbollit të Suedisë, Polonisë dhe Republikës Çeke kanë marrë masa ndaj Rusisë, duke refuzuar të luajnë ndaj saj.
Të njëjtat kanë lëshuar deklaratë të përbashkët duke thënë se nuk duan të luajnë në play-off të Kupës së Botës që është caktuar të mbahet muajin e ardhshëm në Rusi.