Pas një sezoni, ekipi i madh gjerman rikthehet në Bundesligë

Vetëm një sezon e kaloi në rangun e dytë dhe tani, Schalke 04 ka arritur ta sigurojë inkuadrimin në Bundesligë.

Ekipi gjerman e siguroi vendin e parë në Bundesliga 2 me 62 pikë, një xhiro para fundit të sezonit, duke u treguar të pakonkurrencë.

Fitorja 3:2 mbrëmë ndaj St. Paulit ishte vendimtare dhe ua siguroi plasmanin në elitën e futbollit gjerman.

Ata arritën 19 fitore, pesë barazime dhe nëntë humbje, duke pasur pesë pikë më shumë se vendi i dytë.

Për Schalken luan edhe mesfushori kosovar, Blendi Idrizi, i cili dha kontribut në këtë rikthim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *