Drita ka vuajtur shumë por në fund ka festuar përballë Malishevës pasi ka triumfuar me rezultat 1:2 në një ndeshje ashtu siç është pritur si shumë e vështirë për gjilanasit.
Gjithsesi, të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu ia kanë dal të marrin tri pikë të plota dhe në këtë mënyrë të vazhdojnë rrugëtimin drejt titullit të kampionit. Shumë lehtë ka fituar, Ballkani që e ka mposhtur me rezultat 3:0 Ulpianën, derisa Llapi pa telashe e mposhti Feronikelin me rezultat 4:2.
Nesër zhvillohen dy ndeshje tjera, Drenica – Prishtina dhe Gjilani – Dukagjini. Tabela momentalisht ka këtë renditje.