Skuadra e Arbërisë ka marr një goditje të madhe gjatë ditës së sotme, pasi gjithë kryesia e klubit ka dhënë dorëheqje.
“Arsyeja e dorëheqjes është se pas disa paknaqësive të individeve të fshatit tonë të cilët nuk ja dashtën të miren KF Arbëria dhe vetë fshatit”, thuhet në njoftimin e Arbërisë bërë në faqen zyrtare në Facebook.
Pikërisht faqja zyrtare e klubit në Facebook pritet të mbyllet, njofton administruesi i saj.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e fundit bërë në KF Arbëria, e cila është edhe faqja zyrtare e klubit lipjanas.
E filluam në vitin 2016 me 0 antarë këtë faqe dhe sot pas katër viteve pune erdhem deri te numri 5000! Erdhëm bashkë pa investuar në like por duke investuar bashkë me punë dhe përkrahje ndajë njëri tjetrit.
Na bashkoi kjo llogo. Kjo familje dhe kjo dashuri për KF Arbëria!
Dhe sot kur klubi ka mbetur pa kryesi, si admin së bashku me stafin e faqes do ta mbyllim faqen zyrtare të klubit dhe nuk do të funksionojë kjo faqe me kryesi tjetër cila do qoftë ajo!
Pa një President si Jahir Krasniqi, nuk do të funksionojë asnjëherë faqja zyrtare e klubit!
Jemi falenderues për të gjithë juve!
Bashkë punuam, bashkë sjellëm kritika, bashkë festuam dhe bashkë ja dolem të ndertojm suksesin historik të KF Arbëria.