Ylli kosovar, Milot Rashica do të largohet nga Werderi gjatë verës dhe klubet evropiane kanë interesim për shërbimet e 24 vjeçarit, i cili pëlqehet nga Leipzigu në Gjermani dhe nga Aston Villa në Angli.
Klubi gjerman i Rashicës, Werder Bremen ra nga Bundesliga për herë të parë pas 41 vjetësh. Dhe, ylli kosovar sigurisht se nuk do të pranojë të luajë në ligën e dytë gjermane.
Sipas raportimevge, së fundmi, në garë janë futur Milani dhe Napoli. Portali italian “Calciomercato” raporton se klubet nga Serie A do të provojnë ta sjellin në Itali futbollistin ofanziv, përcjell Gazeta Express. Me rënien e Werderit nga liga dhe për shkak të formës jo të mirë të lojtarit, vlera e kartonit të tij ka rënë.
Prandaj, klubet e interesuara mund ta bëjnë të vetin sulmuesin e krahut për 15 apo 16 milionë euro. Krahas Milanit e Napolit, interesim për 24 vjeçarin kanë shfaqur edhe Leipzigu në Gjermani dhe Aston Villa në Angli. Rashica i ka zhvilluar 24 ndeshje këtë sezon në Bundesligë, ndërsa i ka realizuar tre gola.