Barcelona ka humbur ndeshjen e saj të parë gjysëmfinale ndaj Sevillas me rezultat 2-0.
Pas ndeshjes, De Jong ka thënë fjalët e tij duke shtuar se ndeshja me Sevillan ishte shumë e vështirë, sidomos në pjesën e parë.
“Ishte një ndeshje e vështirë për ne, sidomos në pjesën e parë. Unë mendoj se ne ishim më të mirë në pjesën e dytë, kur edhe krijuam më shumë raste”, u shpreh ai.
Holandezi thotë se skuadra tani më shumë se kurrë duhet të tregojë mentalitetin fitues dhe ta rikthejnë ndeshjen.
“Ne menduam se do të shënonim. Treguam në pjesën e dytë një lojë më të mirë. Ne besojmë se mund të kualifikohemi në finale”, përfundoi ai.
Ndeshja e kthimit është planifikuar të zhvillohet më 3 mars.