Mbrojtësi i krahut të djathtë i Ballkanit, Armend Thaqi është lënduar sot në ndeshjen Trepça ’89 – Ballkani. Thaqi pësoi lëndimin në minutën e 12-të të ndeshjes, duke u detyruartë largohet nga ndeshja.
Një burim i Insportit brenda klubit të Ballkanit e ka konfirmuar lëndimin e Thaqit, duke thënë se ai ka pësuar tërheqje muskulore dhe nuk do të mund të paraqitet ndaj Prishtinës.
Thaqi nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë, por ky lëndim mund ta mbajë jashtë rreth tri javë. Mbrojtësi Thaqi u zëvendësua nga Ramiz Bytyçi.
Mungesa e Thaqit do të jetë një goditje e madhe për liderin e Superligës në prag të derbit me Prishtinën.
Ballkani sot pësoi humbjen e parë në kampionat, duke lëshuar fitoren nga duart pasi ishte në epërsi prej 0:3, por skuadra vendëse arrit të bënte përmbysjen e madhe duke e fituar ndeshjen 4:3. /Insporti.com/