Pas “Goal-Line” dhe “VAR”, një tjetër teknologji do të futet në futboll. Këtë herë bëhet fjalë për sistemin e automatizuar të “offside” që do të jap verdiktin e saktë në një kohë më të shkurtër. Pra për të evituar pritjet e gjata që mund të vijnë nga VAR-i, ekipet do të kenë mundësinë për të kuptuar në kohë shumë të shkurtër nëse goli është i rregullt ose jo.
E kur do të debutojë kjo teknologji? Arsene Ëenger, i intervistuar nga “Times” është shprehur se për herë të parë do të përdoret në Botërorin e 2022: “Do të jetë gati për Kupën e Botës. Po bëjmë shumë përpjekje. Sinjali do të dërgohet menjëherë te asistenti i linjës.
Tani, mesatarisht duhet të presim rreth 70 sekonda dhe ndonjëherë 1 minutë e 20 sekonda. Shumë gola anulohen nga një centimetër dhe pas një kohe, është për të ardhur keq që lojtarët të zhgënjehen”, u shpreh Ëenger. Nga ana tjetër janë jo pak njerëz që mendojnë se teknologjia po “e mbyt” futbollin duke mos lënë vend për gabimet njerëzore.