Pas fitores së Nora Gjakovës, reagon trajneri Driton Kuka: Medalja vjen në Kosovë

Nora Gjakova ka arritur që të kualifikohet në finale të Grand Slamit të Tbilisi që po mbahet në Gjeorgji.

Gjakova ka arritur që me shumë sukses t’i mposhtë kundërshtarët e saj dhe kësisoj të arrijë finalen, shkruan lajmi.net.

Gjakova në raundin e tretë mposhti me IPPON, xhudisten nga Austria, Sabrina Filzmoser, ndërsa më pas edhe serben Marica Perisic në çerekfinale.

Rrugën në finale Nora e siguroi pasi mposhti sllovenen, Kaja Kajzer.

Pas këtyre fitoreve të njëpasnjëshme, ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka në rrjetin e tij social në faceboko duke thënë se medalja në Kosovë do të fitojë një medalje.

Ai mes tjerash ka thënë: “Na me punë e përkushtim e jo ndryshe. Dijmë dhe mundemi dhe nuk ndalem mos të harroj askush e as mos të habitet”.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

https://www.facebook.com/1170681102/posts/10222359085263906/?d=n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *