Pas eliminimit të Llapit, dorëhiqet njëri nga vëllezërit Batatina

Llapi dje u eliminua nga Europa Conference League nga Shkupi, duke mos arritur të shkojë më lart në garat evropiane.

Një ditë pas eliminimit të Llapit, nënkryetari, Amrush Batatina ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante tek skuadra nga Podujeva, shkruan Gazeta Express.

Shkak për këtë siç sqaroi ai janë angazhimet e tij biznesore në Gjermani.

Kujtojmë se Amrush Batatina është vëllai i trajnerit Tahir Batatina dhe presidentit të klubit, Beqir Batatina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *