Pas dy vite e gjysmë ‘thyhet’ Liverpooli në “Anfield”, mposhtet nga Burnley

Burnley ka bërë befasinë e javës duke mposhtur kampionin e Anglisë, Liverpoolin në “Anfield”.

“Reds” dominuan ndeshjen nga minuta e parë në të gjitha aspektet, por assesi s’ia dolën të shënojnë, derisa një gol i mysafirëve mjaftoi për t’i arkëtuar pikët e plota.

Ishte Ashley Barnes që u tregua i saktë nga pika e bardhë në fundin e ndeshjes (83′), për të vulosur fitoren e Burnleyt.

Befasia edhe më e madhe, është se Burnley është bërë skuadra e parë pas dy viteve që mposht Liverpoolin në “Anfield”, që nuk dinin për humbje që nga 23 prilli 2017 si vendas.

Pas kësaj humbje, Liverpool renditët në pozitën e katër me 34 pikë, derisa Burnley ngritët në pozitën e 16-të me 19 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *