Ballkani i Ilir Dajës po duket i pakonkurrencë këtë edicion në Kampionatin e Kosovës në futboll. Skuadra lidere e tabelës ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultat 0:1, për ta përforcuar edhe më shumë pozitën e parë në tabelë.
Në takimin tjetër Gjilani ka shënuar fitore shumë më të lehtë sesa është pritur ndaj Drenicës duke e mposhtur me rezultat 5:0, për ta lënë kështu pas shpine atë ngjarjen e shëmtuar që ndodhi javën e kaluar, kur tifozët gjilanas sulmuan portierin e Ballkanit duke e ndërprerë kështu ndeshjen të cilën e humbën në tavolinë me rezultat 0:3.
Nesër zhvillohen tri ndeshje ndërsa tabela pas dy takimeve të sotme duket kështu: