Pas Barcelonës, një tjetër skuadër e madhe spanjolle nuk ka arritur të sigurojë kalimin e grupit këtë edicion në Ligën e Kampionëve.
Bëhet fjalë për Atletico Madridin që ka barazuar 2:2 me Bayer Leverkusenin në “Ëandametropolitano”.
Me këtë barazim, Atletico Madrid zë vendin e tretë me pesë pikë, një më pak ka Leverkuseni në pozitën e fundit, andaj pozita e tretë që dërgon në Ligën e Evropës do të vendoset në xhiron e fundit të Grupit B.