Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim sot në ndeshjen ndaj Drenicës.
Ky rezultat ka bërë që skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi të humbas vendin e parë, vend që tanimë zë skuadra e Dritës.
Gjithashtu pas këtij barazimi, disa tifozë kërkuan edhe shkarkimin e trajnerit Ismet Munishi, mirëpo është kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi që ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke bërë të ditur se Munishi do të mbetet në Ballkan edhe nëse nuk arrin të shpallet kampion.
Ja postimi i plotë i Kabashit:
BABA i Trainerave në Shqiptari , edhe 20 vjet kontrate ka në FC Ballkani edhe nese kurr nuk bahemi Campion ?Krenar dhe falenderus per gjithcka që je tu dhan ne klubin e qytetit i dashur Trainer ❤️
Posted by Arsim Kabashi on Sunday, June 7, 2020