Pas barazimit me Atleticon, deklarata e Setien do t’i “shokojë” tifozët e Barcelonës

Barcelona barazoi mbrëmë 2-2 ndaj Atletico Madridit në derbin që u zhvilluar në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

Skuadra katalunase kishte nevojë për tri pikë, për të qëndruar në garë më të afërt me Real Madridin për titull, mirëpo ani janë një pikë mbrapa tyre. (70/71).

Pas ndeshjes, trajneri Quique Setien ka thënë se Barcelonës po i rrëshqet titullit i La Ligës dhe ata duhet të jenë më të fokusuar në ndeshjet e mbetura.

“Është një turp. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ne. Po shkojmë dalëngadalë larg nga titulli, por duhet të punojmë”, ka thënë ai.

“A jam i kënaqur me lojë? Të them se po, nuk është lehtë të luash kundër Atletico Madridit. Ata janë të disiplinuar dhe të fortë fizikisht. Defenzivisht gjithashtu. Por, jam i lumtur me lojtarët e mi”, ka shtuar më tej strategu i katalunasëve.

Setien sërish la jashtë formacionit startues Antoine Griezmannin, duke e futur atë në minutat e fundit të takimit në vend të Arturo Vidalit, e që tha se nuk është e lehtë të gjesh vend për lojtar dhe të mos destabilizohet skuadra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *