Ardhja e Andi Zeqirit në Përfaqësuesen e Kosovës i ka gëzuar të gjithë ata që janë të lidhur me “Dardanët”, si fansat ashtu edhe stafin teknik të Kombëtares.
Bëhet fjalë për një futbollist që i ka shënuar 12 gola në ligë këtë edicion me Lausannen, derisa ka kontribuar edhe me pesë gola në katër paraqitje në Kupë, shkruan Periskopi.
I impresionuar me këtë ardhje është shprehur edhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj i cili ka vlerësuar lart punën e Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Ardhja e një lojtari aq të talentuar dhe aq perspektiv si Andi Zeqiri më së miri tregon seriozitetin e Federatës tonë të futbollit në krye me Presidentin Agim Ademi,” ka thënë fillimisht Lokaj.
“Kjo ardhje për të cilën edhe Zvicra qoj pluhun ngase Zeqiri është top lojtar nuk do të jetë e vetmja, pasi që shkaku i seriozitetit të Federatës së shpejti mund të vjen edhe super lojtari tjetër, anëtari i Baselit, Orges Bunjaku”.
“Të gjithë duhet ta futin në kokë, lojtarët që janë e që do t’i kemi në të ardhmen për një ekip stabil viteve të ardhshme janë me neve si meritë e kryetarit Ademi dhe ekipit të tij, të tjerat gjëra janë vetëm lojëra të kota dhe të përlyta politike”.