Pas akuzave për ‘photoshop’, Luana Vjollca dhe fotografja e saj sqarojnë se si “u zhduk” krahu nga fotografia

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, pak ditë më parë realizoi një set të ri fotografik.

Ajo u shfaq shumë atraktive me tuta sportive ngjyrë të gjelbër, teksa vinte në pah linjat trupore.

Mes shumë komenteve të marra nga ndjekësit, shumë prej tyre e kritikuan për njërën nga imazhet, ku asaj nuk i dukej krahu.

View this post on Instagram

I won.

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

E lidhur me këtë çështje, modelja Vjollca dhe fotografja e saj, Fjoralba Kryemadhi, kanë sqaruar se si qëndron e vërteta, duke ironizuar me situatën.

Teksa Luana e pyet Fjoralbën se ku mbeti “krahu” i saj, fotografja përgjigjet se “e ka zhdukur me magji”.

Kështu ato demantuan lajmin rreth përdorimit të mundshëm të ‘photoshop’-it, duke bërë me dije se krahu i Luanës, thjeshtë ka qëndruar i fshehur për shkak të pozicionit.

Kjo nuk është ndër herët e pakta kur Luana është akuzuar për përdorim të ‘photoshop’-it. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *