Pas 92 vitesh, klubi kosovar po shkon drejt shuarjes?

KF Vëllaznimi i Gjakovës është duke shkuar drejt mbylljes, pasi që edhe tani kanë probleme me pagesa të stafit të tyre dhe lojtarëve. Këtë e kanë pohuar fansat e këtij klubi. Ditë më parë faqja zyrtare e klubit Vëllaznimi kishte shkruar se sponsori i tyre është tërhequr nga sponsorizimi për tre muaj shkaku u COVID-19, tani tifozët e klubit thonë se do ta mbyllin atë.

Pas 92 viteve ekzistencë, klubi i njohur kosovar KF Vëllaznimi duket se do të pushojë aktivitetin e vet.

Këtë e kanë paralajmëruar me anë të një postimi tifozët e KF Vëllaznim në Facebook, të cilët kanë pasur akuza edhe për Ardian Gjinin, kryetarin e Gjakovës, të cilit ia kanë përmendur zgjedhjet komunale që priten të mbahen vitin e ardhshëm.

“Pas 92 viteve ekzistencë siç po duket ka ardhur vakti qe t’ia vejmë drynin ekipit te Vellaznimit ”, thuhet në këtë faqe tifozësh.

Klubi ka akuzuar Zotin Gjini që nuk është angazhuar sa duhet për klubin duke thënë se ai bën vetëm arsyetime qesharake.

“Zoti Gjini as mos u angazho as kurgjo, shihemi vitin tjetër në zgjedhje a ki me pas premtime dhe rrena siç ke pas deri me sot në 4 vitet tua. Që 1 vite e gjysmë nuk është ndarë asnjë cent për KF Vëllaznimin. Arsyetimin qesharak të Gjinit e dëshmoj edhe intervista në Kallxo kur e pyetën rreth klubit dhe kryesisë, ‘nuk e di kush osht në klub se po ndërrohen shpesh’, përgjigje e karakterit të dobët dhe tregon saktë sa ka interesim rreth klubit te futbollit”, thuhet tutje në reagim.

Megjithatë, në faqen e fan klubit të KF Vëllaznimi nuk ka mbetur pa u kritikuar edhe kryesia e klubit.

“Këtu nuk ka faj assesi vetëm Kryetari Gjini kanë edhe papërgjegjësi totale dhe amatore e kryesisë. Le të mbetet në ndërgjegjen të tyre pasi kanë shumë pak kohë deri në ndeshjen e ardhme ndaj FC A&N për zgjidhje të kësaj situate!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *