Partizani sfidon kazakët e Astanës këtë të enjte, në aktin e parë të play-off të Conference League.
Kampionët e Shqipërisë synojnë që të kthehen në Shqipëri me një rezulatt pozitiv që javën e ardhshme të festojnë kualifikimin historik në fazën e grupeve të Conference League. Një moment shumë i rëndësishëm për “Demat’ që do të fokusohen totalisht tek dy ndeshjet e Europës, teksa dhe sfida e parë e kampionatit me Teutën u shty për shkak të angazhimit të tyre në Europë.
Të kuqtë kanë përballë një kundërshtar me eksperiencë, megjithatë kanë shumë besim se skuadra është rritur ndeshje pas ndeshje dhe ndaj Astanës do të luajnë shanset e tyre, për t’u bërë pas Skënderbeut e dyta skuadër nga Shqipëria që shkon në fazën e grupeve të një kompeticioni të UEFA-s.
Trajneri Zekic nuk ka qenë i qetë me dëmtimet, teksa në anën tjetër skuadra ka udhëtuar për shumë orë deri në Kazakistan. Megjithatë, optimizmi është i madh se do të merret një rezulat pozitiv, që në Elbasan Arena me 31 gusht të shpërthejë festa e kuqe, për realizimin e një objektivi historik të “Demave”. Sfida mes Astanës dhe Partizanit është programuar të luhet të enjten duke nisur nga ora 16:00