Partizani ka triumfuar në derbin e madh shqiptar përballë Tiranës, falë një goli të realizuar nga Eraldo Çinari në minutën e 83-të të ndeshjes.
Në fakt ky ishte një debutim ëndrrash për Çinarin, i cili u rikthye në Kategorinë Superiore në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ishte vendimtar në një tjetër derbi të radhës.
Ndeshja ishte tejet interesante dhe tejet dramatike, me ç’rast tregon dhe numri i lartë i kartonëve të marrë nga futbollistët e dy skuadrave dhe dy të ndëshkuarve me karton të kuq, Jurgen Bardhi (Partizani) dhe Idriz Batha (Tirana).
Në këtë përballje u paraqitën edhe tre futbollistë nga Kosova. Esat Mala e Rron Broja te Partizani, ndërkohë Visar Bekaj te Tirana.
Me këtë fitore Partizani merr pozicionin e dytë në tabelë me 26 pikë, nëntë më pak se lideri Vllaznia e Shkodrës që ka 35 pikë. /Telegrafi/