Partizani eliminohet nga Liga e Kampionëve

Kampioni i Shqipërisë e ka përfunduar sot aventurën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Pasi që ndeshjen e parë e barazoi 1:1 si vendas, Partizani është mposhtur sot si mysafirë nga Bate Borisov me rezultat 2:0.

Kampioni shqiptar tregoi paraqitje tejet të mirë gjatë gjithë ndeshjes, por nuk ishte efikas para portës, gjë që edhe i kushtoi shumë.

Golat për vendasit i shënuan Vladislav Malkevich (minuta e 71’) dhe Aleksandr Shestyuk (minuta e 90+12’).

Pas humbjes së sotme, Partizani eliminohet nga Liga e Kampionëve.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Bate Borisov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *