Parisi nuk fle: Shikoni atmosferën ‘të zjarrtë’ në rrugë – video

PSG sonte ka një shans për të fituar titullin e parë historik në Ligën e Kampionëve.

Pengesa është Bayen Munih, dhe ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Luz’ të Lisbonës, pa spektatorë.

Kjo është arsyeja pse një çmenduri pritet në Paris ku tifozët tashmë kanë filluar të mblidhen dhe të krijojnë një atmosferë të shkëlqyeshme.

Një mur i madh me video është vendosur në ‘Parkun e Princërve” dhe stadiumi mund të pranojë 5.000 spektatorë.

Nuk ka dyshim se më shumë njerëz do të mblidhen para stadiumit dhe kjo është arsyeja pse janë ndërmarrë masa shtesë të sigurisë.

Kështu, do të ketë rreth 3.000 oficerë policie në qendër të Parisit dhe rreth stadiumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *