Paris Saint-Germaini nënshkruan me lojtarin që ka mbiemër karakteristik

Paris Saint-Germiani ka nënshkruar kontratë profesionale me Ayman Karin.

Ayman Kari me kontratën e re do të mbetet në “Parkun e Princave” deri më 30 qershor të vitit 2025.

“Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e kontratës së parë profesionale të Ayman Karit. Mesfushori tani ka kontratë me klubin parisien deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftimin zyrtar të PSG-së.

Ayman Kari iu bashkua Qendrës Para-Trajnuese të klubit në moshën 11 vjeçare përpara se të bashkohej me Qendrën e Trajnimit të Parisit.

Mesfushori fillimisht evoluoi me U17 dhe më pas u vendos si titullar me U19.

Që nga fillimi i sezonit 2022-2023, mesfushori 18-vjeçar i është bashkuar grupit “elitar” dhe stërvitet rregullisht me ekipin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *