Paris Saint-Germain shmang humbjen në “frymën e fundit” nga Newcastle United

Newcastle United ka shkaktuar befasi të madhe, duke barazuar në udhëtim te Paris Saint-Germain, në Ligën e Kampionëve.

Sfida e Grupit F u mbyll në fund 1:1, në stadiumin “Parku i Princave”.

Sulmuesi Isak i dhuroi epërsinë mysafirëve në minutën e 24-të.

Avantazhi i Newcastle United zgjati deri në minutën e tetë shtesë kur Mbappe barazoi nga penalltia dhe njëherit shmangu humbjen e skuadrës së tij.

PSG me këtë barazim është në vendin e dytë në grup me shtatë pikë, dy më shumë se Newcastle United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *