Klubit të madh anglez, Liverpoolit iu dha një makth për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi parashikohet të ndeshet kundër Bayern Munchen në shortin e simuluar nga faqja e njohur sportive SportBible.
Shortet çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të bëhen të premten në mesditë në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Dhe përpara ceremonisë zyrtare, faqja e njohur SPORTbible mori tetë ekipet e mbetura dhe përmes një kompjuteri simuloi çiftet çerekfinale.
? Introducing your 2020/21 quarter-finalists!
? Predict the champion…#UCL pic.twitter.com/we74XekV76
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 17, 2021
13 herë fituesit e garës, Real Madridi gjithashtu u simulua në një short ferri nga Paris Saint-Germain të Kylian Mbappe.
Faqja e njohur gjithashtu shortoi çiftet midis Chelsea dhe Borussia Dortmund si dhe Manchester City kundër Portos.
Shorti i simuluar i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve:
Manchester City – Porto
Real Madrid – Paris Saint-Germain
Liverpool – Bayern Munich
Chelsea – Borussia Dortmund
Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në 6/7 prill dhe 13/14 prill, ndërsa gjysmëfinalet janë planifikuar për 27/28 prill dhe 4/5 maj.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 29 maj në Stamboll. /Telegrafi/