Parashikimi i frikshëm, Liverpool mund të mbetet pa titull

Coronavirus ka detyruar Zvicrën që të pezullojë përkohësisht kampionatin. Po çfarë po ndodh në vendet e tjera? Rreziku është se, në rastin e përhapjes së sëmundjes, duhet marrë e njëjta masë edhe në vendet e tjera.

Dhe në Angli… dridhet Liverpool. Dikush, duke bërë shaka, ka thënë se duhej të ndodhte një kataklizëm për të penguar “Të Kuqtë” që të fitojnë Premier Leaguen e parë pas 30 vitesh.

Duke parë atë që ka po ndodh, batuta mund të mos ketë qenë edhe kaq e gabuar. Veçanërisht sepse, sipas Telegraph, nuk është e thënë që skuadrës së Klopp t’i jepet tiulli në rast të një pezullimi të kampionatit.

Një situatë absurde, duke pasur parasysh se “Të Kuqtë” do të ishin kampionë në fundin e marsit, nëse do t’i fitonin të gjitha ndeshjet e ardhshme. Megjithatë, e përditshmja britanike ka shkruar se raste të tilla nuk janë të parashikuara në rregulloren e Premier League.

Domethënë, do të ishte i nevojshëm një diskutim në lidhje me këtë. Një diksutim që mund të sjellë edhe vendimin për ta konsideruar të pavlefshëm sezonin 2019-20 dhe për të mos e dhënë titullin e kampionëve të Anglisë.

Një mundësi e rrallë dhe apokaliptike për Liverpoolin, por që duhet marrë në konsideratë në një moment të tillë. Deri në atë pikë sa me këtë çështje është marrë edhe një nga gazetat më të rëndësishme të Anglisë. Mjafton vetëm pak që të kthehet në një çështje shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *