Barcelona do të jetë nikoqir i Napolit për takimin e dytë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në San Paolo kishte përfunduar 1-1, derisa me këtë rezultat – Blaugranasit mund të kualifikohen në çerekfinale.
Por, sonte nga ora 21:00 në stadiumin Camp Nou, pritet që të finalizohet se kush do të kalojë tutje në fazën e garës më të madhe për kluve në Evropë.
Për këtë sfidë, Quique Setien do të jetë pa Sergio Busquetsin që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe Arturo Vidal që ka të kuq, ndërsa Ousmane Dembele e Samuel Umtit janë të lënduar.
Në dilema për këtë ballafaqim do të jenë Antoine Griezmann e Christian Lenglet, që po ashtu janë të lënduar.
Në anën tjetër, Gennaro Gattuso do të jetë vetëm pas Kostas Manolas që është i lënduar.
Parashikimi i ndeshjes: Barcelona fiton 2-1 ndaj napolitanëve, duke kaluar kështu në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; de Jong, Rakitic, Puig; Messi, Suarez, Griezmann
Formacioni i mundshëm i Napolit: Ospina; Hysaj, Di Lorenzo, Koulibaly, Mario Rui; Ruiz, Demme, Zielinski; Callejon, Mertens, Insigne. /Telegrafi/