Reimsi është përballur me Strasbourgun në kuadër të javës së nëntë në Ligën 1.
Në këtë ndeshje titullar ka mesfushori i Kosovës, Valon Berisha te skuadra e Reimsit.
Reimsi e ka fituar këtë sfidë me rezultat 2:1, derisa Berisha ka dhënë një asistim fenomenal.
Ylli i Kosovës asistoi për mrekulli te goli i dytë i Reimsit, i shënuar nga Faes në minutën e 26-të.
Për paraqitjen e tij sot, “WhoScored” e vlerësoi Berishën me notën 7.4.
Ndryshe, Arbër Zeneli nuk është ftuar fare sot nga Reimsi.