Paraqitje e madhe e Adama Traores: 75 metra vrapim duke shmangur lojtarët kundërshtarë dhe asistimi maestral

Edhe pse Wolverhamton Wanderes pësoi humbje 3-2 në shtëpi ndaj West Hamit, Adama Traore dhuroi spektakël.

Anësori spanjoll ka dhuruar njërën ndër paraqitjet e tij më të mirë deri më tani në këtë edicion, duke bërë një vrapim të jashtëzakonshëm.

Derisa Ujqit ishin në një kundërsulm, Traore mori topin nga faza defanzive e tyre, për të shkuar deri në atë ofanzive.

Lojtari ia doli të anashkalonte lojtarët kundërshtarë në minutën e 44-të, për të dhuruar një asistim për Leander Dedoncker.

Në rrjetet sociale, kjo paraqitje e Traores por vlerësohet lartë, mirëpo së bashku me bashkëlojtarët, nuk ia dolën t’i mposhtin Çekanët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *