Prania e madhe e forcave të rendit përpara stadiumit “Air Albania” ka irrituar jo pak situatën te kampi bardheblu, ku tifozeria e organizuar “Tirona Fanatiks” pasi ka bërë marshimin e zakonshëm, te hyrja e tribunës “Fatmir Frashëri”, ku edhe do të qëndrojnë, është konfrontuar me policinë.
Nuk dihen motivet e sakta, por sipas të pranishmëve në vend, bëhet fjalë për vonesën që policia ka shkaktuar në procedurën e hyrjes për në shkallët e stadiumit dhe sektorit ku do të qëndrojë tifozeria e organizuar bardheblu… Kujtojmë që kontrollet policiore sot gjatë gjithë ditës kanë qenë të shumtë dhe madje edhe në Bulevardin kryesor ka pasur kontrolle të rrepta.