Paqarada prezantohet te ekipi i ri

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada i është bashkuar St. Paulit në Bundesliga 2 nga SV Sandhausen, për një shumë prej gati 1 milionë euro.

Pas gjashtë vjetëve qëndrimi në SV Sandhausen në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, Paqarada ka kaluar në St. Pauli duke nënshkruar kontratë trevjeçare.

St. Pauli, i cili bën gara në Bundesliga 2 po ashtu, njoftoi në uebsajtin e vet se 25-vjeçari kosovar i lindur në Bremen ka nënshkruar marrëveshje e cila do ta mbajë në klub deri më 30 qershor 2023.

St. Paulit i ka kushtuar Paqarada 800 mijë euro.

Paqarada, i cili e ka përfaqësuar Kosovën në 19 ndeshje duke e shënuar një gol, ka përvojë të madhe në Bundesliga 2 ku i ka bërë 152 paraqitje për Sv Sandhausen.

Mbrojtësi i majtë ka thënë se është i lumtur që do të luajë për St. Pauli, në një hap të ri në karrierën e vet.

“Gjatë bisedimeve me drejtuesit, ata më vlerësuan lart dhe treguan që kanë besim në mua. Ky klub është me traditë dhe i njohur për atmosferë të veçantë dhe me tifozë madhështorë. Jam i lumtur që tani jam pjesë e St. Pauli dhe mund ta bëj një hap të ri në karrierën tim”, tha Paqarada për uebsajtin e klubit gjerman. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *