Futbollisti i njohur i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev gjithashtu është shprehur i pakënaqur me ngjyrat kuq dhe zi të përzgjedhura të veshjeve të reja të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për europianin Euro 2020.
Pandev në profilin e tij në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi me fanellën e vjetër të përfaqësueses me ngjyrat “kuq e verdh” ashtu siç i ka pasur deri tani në të shumtën e rasteve kjo përfaqësuese.
Kjo fanellë e tij ishte në lojën e luajtur në Tbilisi kundër Gjeorgjisë kur u sigurua kualifikimi historik në kampionatin evropian.