Mesfushori i Interit dhe Kilit, Arturo Vidal, është bërë për gaz në rrjetet sociale, pasi u xhirua duke mos ia dalë të futet brenda në veturë i dehur keq.
Sipas mediave italiane, videoja ishte xhiruar më 18 gusht, vetëm tri ditë para ndeshjes hapëse të Interit në Serie A kundër Genoas, raporton Gazeta Express.
Nuk është e qartë pse videoja është shpërndarë vetëm tani, dy muaj më vonë.
Vidal u xhirua nga disa gra prej ballkonit të tyre derisa po përpiqej të futej në veturën e tij të parkuar buzë rrugës.
Pasi bëri fotografi me disa tifozë, Vidal u përpoq të futej në veturë por dështoi dhe përfundoi mbi të me këmbë në ajër.
Me ndihmën e të tjerëve, ai u fut disi në ulësen e pasagjerit.
Stasera in esclusiva dalle ore 20 su Telelombardia e Top Calcio 24 tutti i retroscena riguardanti il video su #Vidal che sta girando sui social pic.twitter.com/5qio6YgR1w
— QSVS (@QSVS_Official) October 5, 2021
Gratë që e xhiruan mund të dëgjohen në video duke qeshur dhe duke thënë: “Ai nuk mund të rrijë as në këmbët e veta”.
Vidal nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e madhe për ahengje të natës dhe nuk është hera e parë që bëhet tapë.
Sipas Gazzetta dello Sport, Interi ishte në dijeni për incidentit dhe e ka diskutuar atë me kilianin tashmë.