Futbolli në Greqi është në zi, për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar. Aleksandër Lambi, humbi jetën në fushën e lojës, mbrëmjen e sotme në Greqi.
Ai ra në tokë pa ndjenja në fillim të ndeshjes.
Së fundmi media greke kanë publikuar edhe pamjet gjatë këtij momenti tragjik.
Futbollisti shqiptar u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetojë.
Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte pjesë e ekipit grek Apolon Smirnis.
Së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek. /abcnews.al/