Pamje të rënda/ lëndimi horror i shqiptarit që debutoi në UFC

Luftëtari i arteve marciale, Ramiz Brahimaj mbrëmë bëri debutimin në UFC, por gjërat nuk shkuan mirë dhe gati humbi veshin, raporton Insporti.

Ramiz Brahimaj mbrëmjen e kaluar debutoi në UFC ndaj Max Griffin, teksa në raundin e tretë u goditë nga një bërryl brutal i cili gati sa nuk ia hoqi veshin.

Kjo goditje mjaftoi që Griffin të shpallej fitues me nokaut teknik ndërkohë Brahimaj mori njëri nga lëndimet më të tmerrshme në histori të UFC-së.

Ishte kjo lufta e parë e shqiptarit të lindur në Bronx, New York të SHBA-ve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *