Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit të shtunën mbrëma u përcoll edhe me incidente jashtë stadiumit në prag të ndeshjes.
Tifozë të shumtë u futën pa bileta në stadium, derisa disa prej atyre që kishin marrë biletat mbetën jashtë, andaj për të qetësuar situatën e dalur jashtë kontrollit, policia franceze hodhi gaz lotsjellës dhe sprej tek tifozët anglezë.
Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, shihet teksa një polic francez i hedh sprej në sy tifozit të Liverpoolit, anise ai ishte i qetë dhe ia tregoi biletën.
Non violent, non threatening, tries to scan his ticket, pepper sprayed/ tear gassed for nothing by Police. #UCLfinal
— Chris Williams (@Chris78Williams) May 29, 2022
Kjo ishte ndër arsyet pse tifozët anglezë ishin të tensionuar me veprimet e policëve francezë.
Gjatë mbrëmjes, Liverpool njoftoi gjithashtu se do të kërkonte hetim për gjithçka ndodhi para finales.