Pamje të dhimbshme: Lojtari i Portos e braktis fushën pas thirrjeve raciste ndaj tij

Sulmuesi i Portos, Moussa Marega, e braktisi fushën e lojës në fitoren e skuadrës së vet kundër Vitoria Guimaraes, për shkak se u abuzua në baza raciste nga tifozët e pranishëm në stadium.

28-vjeçare u largua në drejtim të bankës rezervë në minutën e 69-të, nëntë minuta pasi e kishte shënuar atë që doli të ishte goli i fitores së Portos 2:1, transmeton GE.

Duke e lënë fushën, Marega ua tregoi gishtin e mesëm tifozëve.

Bashkëlojtarët dhe lojtarët kundërshtarë u përpoqën ta bindin atë të qëndrojë në fushë, para se trajneri i vet ta zëvendësonte përfundimisht.

Në një postim në Instagram pas ndeshjes, Marega tha se tifozët vendas që kishin shkuar në stadium për të bërë thirrje raciste janë idiotë.

Trajneri i Portos, Sergio Conceicao tha pas ndeshjes: “Ne jemi familje, pavarësisht kombësisë, ngjyrës së lëkurës, apo ngjyrës së flokëve. Ne jemi qenie njerëzore, meritojmë respekt. Çfarë ndodhi këtu është fatkeqësi”./topi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *