Ende nuk dihet nëse Lionel Messi do të jetë 100% i gatshëm për përballjen me Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Disa pamje të publikuar së fundmi, kanë shqetësuar edhe më shumë tifozët e Barçës.
‘El Chiringuito de Jugones’ ka publikuar disa pamje dhe raporton se Messi arriti sot në Lisboa duke çaluar.
Leo vuan nga disa shqetësime në kyçin e këmbës së majtë, lëndim i pësuar ndaj Napolit ku Barcelona fitoi 3-1.
?? MESSI LLEGA COJEANDO a Lisboa para la Champions.
¡EMPEZAMOS #JUGONES! pic.twitter.com/FSKls5pOid
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 13, 2020
Barcelona dhe Bayern Munich do të përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të enjten nga ora 21:00.