Josip Ilicic mund ta ketë shënuar golin e vitit në gjysmë të sezonit aktual në Serie A, në triumfin e thellë të Atalantas 7:0 kundër Torinos të shtunën në Bergamo.
Ilicic shkëlqeu duke shënuar het-trik në këtë takim, por goli i tij nga goditja e dënimit në një largësi prej 50 metrave i ka pushtuar ballinat, raporton Gazeta Express.
Në minutën e 53-të, anësori slloven e pa portierin e Torinos Salvatore Sirigu tek e kishte braktisur portën dhe reagoi me shpejtësi duke gjuajtur dhe shënuar gol të mrekullueshëm në fillim të pjesës së dytë.
Golat e tjerë u shënuan nga Luis Muriel (2), Robin Gosens (1) dhe Duvan Zapata (1).
Me këtë fitore madhështore, Atalanta barazohet me pikë me Romën në pozitën e katërt, por me një ndeshje më shumë.
This was Josip Ilicic’s 3rd Goal as Atlanta trashed Torino 0-7. Great thinking and technique by the Slovenian. Atlanta are on ? pic.twitter.com/Lm3MyLKoH3
— Ibrahim Carab (@iBraaAFC) January 26, 2020