Zlatan Ibrahimovic i ka habitur ndjekësit e vet në rrjetet sociale të dielën, duke e postuar një fotografi të veten ku shihet me kokë të rruar.
Sulmuesi i Milanit është i njohur për mbajtjen e flokëve të gjata, por duket sikur ka zgjedhur ta provojë një stil të ri flokësh, transmeton Gazeta Express.
Mbase Ibrahimovic vendosi t’i ndryshojë gjërat pasi ishte në fushë kur Milani i tij i dashur u mposht bindshëm 3:0 nga Atalanta të shtunën, prandaj në seancën stërvitore të së dielës ai u pa tullac.
Megjithatë, nuk duhet hedhur poshtë fakti se 39-vjeçari mund të jetë tallur me të gjithë ne, pasi duket ta ketë përdorur një aplikacion për të pretenduar se është tullac.
Me Zlatanin nuk i dihet kurrë.