Edon Zhegrova mori nëj hap të rëndësishëm në karrierë në afatin kalimtar të janarit.
Anësori i Kosovës u transferua nga Zvicra te njëra prej pesë ligave më të forta në Evropë, në Francë te Lille.
Ai ka luajtur vetëm pak minuta me Lille, kundër Paris Saint Germain, ku edhe takoi idhullin, Lionel Messin.
Mungesa e minutave është për shkak se i duhet kohë futbollistit për t’u adaptuar, por ai gjithmonë ka marr lëvdata nga trajneri i klubit.
Se Zhegrova ka talent, askush s’mund ta mohojë dhe shokët tashmë e ndjejnë se kanë në skuadër një super lojtar që me punë, mund të arrijë larg në të ardhmen.
Në stërvitje, çdo ditë e më shumë po tregon klasin, si në videon më poshtë, kur shëtiti gjithë fushën në fund për të asistuar te shoku i skuadrës që realizoi gol.
EZ 23 ⚡️ pic.twitter.com/wJAzdOI4aL
— LOSC (@losclive) February 8, 2022