Pajtim Kasami realizon dygolësh në fitoren e Baselit, Toni Domgjoni asiston në humbjen e Zurichut

Baseli ka triumfuar në ndeshjen e mbetur të javës së shtatë në Superligën e Zvicrës kundër Sionit.

Ndeshja që u zhvillua në “St Jakob Park” i takoi vendasve me rezultat 4:2.

Dy prej golave në këtë ndeshje për Baselin i shënoi sulmuesi shqiptar, Pajtim Kasami (’36,’81).

Në këtë ndeshje për Baselin u paraqit edhe Edon Zhegrova, i cili luajti 77 minuta.

Në anën tjetër, Zurich pësoi humbje në shtëpi nga St. Galleni me rezultat 1:2.

Toni Domgjoni asistoi te goli i vetëm i Zurichut në këtë ndeshje i shënuar nga Aleygun (’28).

Për Zurichun në këtë ndeshje u paraqitvn edhe Benjamin Kololli, Fidan Aliti, derisa Hekuran Kryeziu ishte në stol për 90 minuta.

Kurse, te St. Galleni u paraqitën Florian Kamberi dhe Betim Fazliji. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *