Manchester United dhe Manchestet City kanë barazuar me rezultat 0-0 në kuadër të javës së 31-të të Ligës Premier.
Ndeshja ishte e luftuar, por pa shumë raste të krijuara nga të dyja ekipet, që duket se barazimi ishte shpëtim për të dyja palët.
Pjesa e parë nuk solli asnjë rast për ta shënuar, ndërsa e dyta ishte më e gjallë.
Phil Foden në minutën e 48-të ka mundur t’i ndryshojë shifrat, por gjuajtja e tij u ndal.
Noussair Mazraoui plays a pass v Man City.
Man Utd ka mundur të fitojë penallti në minutën e 81-të, kur Casemiro u rrëzua në zonë, por gjyqtari nuk tregoi në pikën e bardhë.
Në minutat e mbetur, Man Utd kërkoi fitoren, por nuk ia arriti.
Man Utd mbetet në vendin e 13-të me 38 pikë, ndërsa Man City mban vendin e pestë me 52 pikë.