Ka përfunduar pjesa e parë në takimin që po zhvillohet në “Ëembley” midis Italisë dhe Spanjës.
Dy kombëtaret evropiane kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0.
45 minutësh i kujdesshëm nga dy ekipet, megjithatë ka shumë gabime në pasime në mesfushë.
Spanjollët tentuan nga afërsia me Olmon, por Donnarumma u tregua i shkathët dhe e largoi rrezikun.
Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian “Euro2020”.
Fituesi i kësaj sfide luan në finale të “Euro2020” me fituesin e takimit të nesërm Angli – Danimarkë.