Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të xhiros së 26’të të Superligës së Kosovës.
Malisheva ka shënuar fitore ndaj Lirisë me rezultat solid 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Mysafirët arritën të marrin pikët e plota falë golave të Drilon Hazrollajt në minutën e 13’të të takimit, Etnik Brrutit [70′] dhe Xhakës [85′]
Në anën tjetër derbi mes Ballkanit dhe Llapit nuk kishte fitues.
90 minutat e luajtura në stadiumin e qytetit të Suharekës nuk prodhuan asnjë gol duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultat 0-0.