Pa asnjë dyshim, kjo është përmbysja e shekullit (VIDEO)

Një përmbysje me të vërtetë e çmendur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethin e dytë të Kupës së Brazilit, në ndeshjen mes Parana dhe Bahia De Feira.

Pasi pjesa e parë ishte mbyllur me rrjeta të paprekura e dyta ka dhuruar spektakël, që ka çmendur tifozët vendas. Në minutën e 59-të Bahia de Feira kalon në avantazh me atë të Leo, teksa vetëm 10 minuta më vonë miysafirët dyfishojnë shifrat me anë të Kazumba.

Ndeshja po shkonte drejt përfundimit, udhëtuesit po prisnin vetëm përfundimin për të shpërthyer në festë. Por, këtu ndodhi ajo që mund të quhet si përmbysja e shekullit. Thales në minutën e 92-të shënon për ekipin e Parana, duke i dhënë shpresë skuadrës së tij për një barazim, të cilin e arrijnë vetëm 1 minutë më vonë.

Siç është edhe shprehja: “Oreksi vjen duke ngrënë”, pas barazimit, vendasit u hodhën në kërkim të fitores, e cila deri pak minuta më parë mund të quhej si pamundur. Ishte Breshan që çoi në një festë me të vërtetë të çmendur tifozët në stadium, duke realizuar edhe golin e 3-të për Parana në minutën e 99-të, duke bërë që të kalojnë ata në rrethin tjetër të Kupës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *