Mesut Ozil ka lëshuar një letër të fuqishme ku ka prekur shumë tema pasi Arsenali vendosi të mos e përfshinte në listën prej 25 lojtarëve të ftuar për garat në Premier League për sezonin 2020/21.
Ai ka treguar se është i zhgënjyer me klubin si dhe me trajnerin Arteta, por ai gjithashtu ka deklaruar se do të vazhdojë të stërvitet edhe më tutje.
Ja letra e tij:
“Ky është një mesazh i vështirë që unë po i shkruaj tifozëve të Arsenalit, klub për të cilin kam luajtur në vitet e fundit. Jam realisht shumë i zhgënjyer nga fakti që nuk jam ftuar për këtë sezon në Premier League. Që kur firmosa kontratën e re në vitin 2018, unë i deklarova besimin tim këtij klubi që unë e dua, por që fatkeqësisht kjo dashuri nuk është reciproke.”, thotë Ozil në letrën e tij.
“Siç e kam zbuluar vetë është e vështirë që të besosh dikë në ditët e sotme. Gjithmonë kam qëndruar pozitiv javë pas jave, pasi besoja se mund të kisha një mundësi për t’u rikthyer në skuadër. Kjo ka qenë arsyeja se pse unë kam qëndruar në heshtje.”, vazhdoi ai
“Para mbylljes nga koronavirusi isha shumë i lumtur me ardhjen e trajnerit Arteta. Gjithçka po shkonte mirë, por gjërat ndryshuan sërish dhe unë nuk mund të luaja përsëri për Arsenalin. Londra ende më duket si shtëpia ime, kam shumë shokë këtu si dhe kam një lidhje shumë të fortë me tifozët e këtij klubi.”
“Pavarësisht gjithçkaje, unë do të vazhdoj të luftoj për vendin tim dhe nuk do të lejoj që sezoni im i tetë me Arsenalin të përfundojë kështu. Ju premtoj se do të stërvitem në maksimumin tim dhe do ta ngre zërin sa herë që të jetë e nevojshme për të vendosur drejtësi”, përfundoi Ozil.