Owen shpjegon diferencën mes Unitedit dhe Liverpoolit

Unitedi eliminoi Liverpoolin nga FA Cup duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 3 – 2.

Owen mendon se diferenca mes dy skuadrave është forma momentale, derisa tha se Liverpooli është i zhgënjyer me këtë rezultat.

“Ishte lojë e hapur. Duke shikuar këndvështrimin e Liverpoolit ishte rezultat zhgënjyes, sidoqoftë, shënimi i dy golave do e kënaq Jurgen Kloppin. Salah me të dy”.

“Mendoj se kjo është diferenca mes dy skuadrave, njëra është shumë me besim, në formë të mirë për momentin dhe tjetra është duke pasur probleme”.

“Salah do jetë i zhgënjyer që shënoi dy gola dhe nuk ishte në anën fituese, por pastaj super zëvendësuesi erdhi”.

“Nuk është zëvendësues normal, është ndryshues i lojës. Goditje fantastike nga gjuajtja e lirë”, tha ai.

Unitedi do përballet me West Hamin në rrethin e pestë të FA Cup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *