Owen këshillon Manchester Unitedin: Merre këtë futbollist

“Erling Haaland mund të jetë “9” i Manchester United për 10 vitet e ardhshme, nëse vendosin të shpenzojnë shumë për norvegjezin”, thotë Michael Owen. Ai e shikon yllin e Borussia Dortmund si sulmuesin perfekt për të përmbyllur një seri nënshkrimesh të dështuara në “Old Traford”.

Vlera të konsiderueshme janë shpenzuar në repartin e përparmë të “Djave të Kuq” ndër vite. Henrik Larsson, Robin van Persie, Zlatan Ibrahimovic dhe Edinson Cavani, të gjithë kanë dhënë kontribute të rëndësishme, por asnjëri nuk ka qenë opsion afatgjatë.

Owen bën thirrje që të blihet Haaland, nëse Manchester United kërkon të ketë një Wayne Rooney të ri në radhët e veta.

“Nëse shikoni të kaluarën e afërt të Manchester United, atje kanë blerë shumë lojtarë në muzg të karrierës së tyre. Kur shikoni Cavani, para tij Ibrahimovic, Van Persie, Henrik Larsson…, e kuptoni këtë. Atje kanë blerë sulmues në fund të karrierës së tyre. I fundit që blenë, në fillim të karrierës së tij, është Wayne Rooney. Me atë, të paktën morën një lojtar që luajti për 10 vjet. Për momentin, Manchester United ka luftuar për të gjetur atë lojtar të ri, që do të meritojë numrin 9. Unë mendoj se një lojtar i tillë, që mund të luajë për 10 vite dhe të mbushë boshllëqet në sulm, është Haaland”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *