Luis Ortiz e ka mposhtur Alexander Floresin pas vetëm 45 sekondave në ring në një meç për kategorinë e rëndë të dielën, duke i dhënë fund mungesës njëvjeçare në ring.
Kubani, i cili është sfidues i titullit të botës, u rikthye në ring këtë fundjavë pas humbjes së dytë ndaj ish-kampionit të botës në WBC, Deontay Wilder, transmeton GE.
Humbjet ndaj Wilderit janë të vetmet në karrierën e Ortizit.
Ortizit nuk iu desh aspak kohë për ta rrahur Floresin në meçin e zhvilluar në Los Angeles.
41-vjeçari e rrëzoi në tapet Floresin me një kombinim fatal; një e majtë e fuqishme në kokë që e shtyu atë mbrapa e pastaj një e djathtë në trup.
Flores nuk ishte në gjendje të vazhdonte më pas këtyre goditjeve.
Kjo fitore ia forcon Ortizit pozitën në vendin e tretë në renditjen e WBC-së, ku Tyson Fury është kampion i tanishëm.
Fury pritet ta mbrojë titullin kundër Agit Kabayel në dhjetor.